DBR-JA, DITA E XX-TĖ BOTĖRORE E RINISĖ
           Ora>:22:16
 Menuja:
  >> Faqja e pare
  >> FotoGalery
  >> Muzik
  >> Ilirida
  >> Kosova
  >> Humor
  >> Poezi
  >> JavaScripte
  >> Download
  >> Kartolina
  >> Wallpaper
  >> Lojra
 
Nėse dėshironi tė jeni nė hap me kohėn duhet qė nė jetėn tuaj tė integroni teknologjitė bashkėkohore dhe tė pėfitoni nga Teknologjia e Informacionit (Informatika). 
 Reklama:
  Islam
  Kumanova
  TiranaLive
  Radio Albana
  KosovaLove
 

 

Mire se vini ne Internet Caffe & DVD Club  CyberLinda Kumanove , Ju mirepresim si dhe ju deshirojme qaste te kendshme...
 
DBR-JA, DITA E XX-TĖ BOTĖRORE E RINISĖ
 

Qindra tė rinj shqiptarė tė ardhur nga gjithė Koln-Gjermani pėr t’iu pėrgjigjur sfidės sė Papės.

 

Ėshtė zhvilluar edhe kė vit DBR-ja (Dita Botėrore e Rinisė) e shpallur para tre vitesh nė Toronto nga i Madhi Papa Gjon Pali i II-tė dhe qė ka parė tė mbledhur pothuajse njė miljon tė rinj tė ardhur nga rreth 196 kombe, pėrfaqėsues tė tė gjitha kontinenteve.

Kulmi i DBR-sė qe nė mbrėmjen e 20 gushtit dhe paraditen e 21 gushtit tė kėtij viti, ku tė rinjtė, me entuzizmin tipik tė tyre mikpritėn Papėn e tyre Benediktin e XVI-tė.

Qyteti qė pati nderin tė presė njė mbledhje kaq madhėshtore, ndėr mė tė rradhat nė historinė e Kishės, ishte pikėrisht Koln nė Gjermani.

Nė mbrėmjen e 20 gushtit, Papa arriti mbi njė barkė tė madhe nga lumi Ren dhe pėrshėndeti nga aty tė rinjtė.

Mė vonė, dėshmitė, lutja dhe adhurimi gjithnjė me Papėn tė pranishėm, u zhvilluan nė Marienfeld-nė fushėn e Marisė. Po nė tė njėjtin vend, u jetua edhe dita e fundit e kėsaj feste rinore, ku Ati i Shenjtė Benedikti i XVI-tė kremtoi Meshėn dhe mbajti fjalimin e tij pėr rininė ndėrkombėtare.

Ėshtė e drejtė tu kujtojmė lexuesve se nė imazhet televizive tė transmetuara nga Sat 2000, Telepace dhe Rai 1, mes flamujve tė ndryshėm, nė shumė pika tė Marienfeld, valėvitej krenar edhe Flamuri ynė shqiptar. Nuk kemi tė dhėna tė sakta, por mendohet se qindra e qindra ishin tė rinjtė shqiptarė pėr tė pėrjetuar kėtė ngjarje madhėshtore ndėrkombėtare.

Tė rinj shqiptarė tė ardhur nga Kosova, nga Shqipėria aktuale zyrtare dhe nga vende tė tjera ku gjenden tė mėrguar, bashkohen me kėtė rast duke iu pėrgjigjur kėshtu ftesės sė Papės.

“E pamė yllin e Tij tek lindė dhe erdhėm pėr ta adhuruar” (Mt 2, 2) ishte tema e kėsaj Dite Botėrore tė Rinisė. Duke ndjekur kėshtu shembullin e Mbretėrve Dijetarė qė shkuan tė adhurojnė Jezusin e sapolindur, tė rinjtė e mbledhur nė Marienfeld kanė dėshmuar me praninė e shumtė dhe cilėsore tė tyre se bota ka nevojė tė adhurojė njė Zot tė vetėm, Zot ky i manifestuar nė Personin e Jezu Krishtit. Njė ndėr elementet qė e kanė karakterizuar DBR-nė e kėtij viti qe me tė vėrtetė heshtja dhe adhurimi, megjithėse entuziazmi i papėrmbajtur ka ngjallur interesin e mediave tė ardhur nga gjithė bota pėr tė transmetuar mesazhin dhe imazhet e kėsaj feste.

Papa, nė ditėt qė qėndroi nė Gjermani (vendi i tij i lindjes), u takua edhe me autoritetet dhe bashkėsitė e tjera fetare, duke dėshmuar nė kėtė mėnyrė dėshirėn e tij pėr dialog dhe ekumenizėm.

Papa Teolog e mbajti fjalimin e tij ditėn e fundit nė 7 gjuhė tė ndryshme. Pėrveēse tė falė tė rinjtė pėr mikpritjen e tyre tė ngrohtė, Papa pa asnjė ndrojtje u foli haptas duke propozuar sfida tė rėndėsishme lidhur me fenė, me besimin e vėrtetė qė nuk ėshtė thjeshtė njė pėrqafim i njė strukture, por adhurim shpirtėror i Hyjit, lidhur me lirinė, jetėn, dashurinė e mė nė fund, duke ndjekur udhėzimet e Papės sė mėparshėm Benedikti i XVI-tė kujtoi rėndėsinė e shenjtėrimit tė ditės sė Dielė me Eukaristinė nė qendėr.

“Ėshtė bukur, theksoi Papa, qė nė tė gjitha kulturat ekziston e ashtuquajtura fund jave, por gjithashtu, kjo kohė e lirė dhe pushimi mbetet bosh nėse nė tė nuk gjendet Zoti”.

Nė fund tė fjalimit tė tij, Benedikti i XVI-tė spalli se e ardhshmja DBR do tė kremtohet nė Sidney tė Australisė nė gusht tė vitit 2008.

Shpresojmė qė ditėt e kaluara nė Gjermani prej tė rinjve nga gjithė bota tė mos mbesin thjeshtė njė ditė historike pėr tu arkivuar, por tė bėhen dėshmi e gjallė e njė feje qė di tė shohė larg me tė njėjtat sy tė Hyjit qė pėr ne tė krishterėt ėshtė Dashuri dhe Falje.

 
 
CyberLinda 2005 © te gjithe te drejtat e rezervuara