Ilirida...
          Ora>:22:15
 Menuja:
  >> Faqja e pare
  >> FotoGalery
  >> Muzik
  >> Ilirida
  >> Kosova
  >> Humor
  >> Poezi
  >> JavaScripte
  >> Download
  >> Kartolina
  >> Wallpaper
  >> Lojra
 
Nėse dėshironi tė jeni nė hap me kohėn duhet qė nė jetėn tuaj tė integroni teknologjitė bashkėkohore dhe tė pėfitoni nga Teknologjia e Informacionit (Informatika). 
 Reklama:
  Islam
  Kumanova
  TiranaLive
  Radio Albana
  KosovaLove
 

 

Mire se vini ne Internet Caffe & DVD Club  CyberLinda Kumanove , Ju mirepresim si dhe ju deshirojme qaste te kendshme...
 Ilirida:

 

Ne jemi nje komb ne kuptimin e
 nje popullsie me kulture, gjuhe, dhe
histori te perbashket,
qe kemi, ose besojme qe kemi, nje origjine te
perbashket,
qe jetojme ne nje territor te percaktuar qarte me te cilin kemi lidhje
historike dhe shpirterore,
dhe qe te gjithe, ose edhe vetem nje pjese e tij, pretendon se ka te
njejten te ardhme dhe qe pretendon te jetoje ne nje shtet te vetin kombetar.

me shkurt, dallimi i kombit nga nje grup etnik eshte se kombi eshte nje
etni, e cila e gjitha, ose nje pjese e saj, eshte e mobilizuar politikisht
per te arritur, ose per te mbajtur nese e ka, shtetin e vet kombetar.
ne kete kuptim, ne jemi komb qe prej Rilindjes, dhe po perpiqemi te
realizojme qellimin me te larte qe i ve vetes nje komb.

A ishte ky 28 nentor viti i fundit kur flamuri kombetar, ruajti pamjen qe ka sot ne gjithe hapesiren shqiptare? Pre e nje dualizmi qe e ben te jete njekohesisht flamur i gjithe kombit shqiptar, por edhe flamur te Republikes se Shqiperise, perdorimi i tij jashte shtetit meme ka shkaktuar jo pak probleme. Zhvillimet e fundit ne boten shqiptare kete problme i bejne edhe me akute. Deri me sot perdorimi i flamurit kombetar ne Kosove, identik me ate te Shqiperise, ka perjetuar trajtime te ndyshme, here me ndalesa, here me tolerime ose imponime te ndyshimeve ne pamjen e tij. Tani qe Kosova do te fitoje nje meveetsi te kushtezuar nderkombetare, do te shtohet patjeter nevoja e gjetjes se nje zgjidhjeje per simbolet. Kushti eshte qe te mos jene identike me ato te Shqiperise. E vecanta e Kosoves imponon keshtu dhe percaktimin e nje flamuri te vecante per kete krahine. Simbolet e saj nuk mund te jene te njejta me simbolet e nje shteti sovran. Per kete nuk duhet te kemi dilema.

Per shqipetaret e Kosoves dhe pergjithesisht per ata qe jetojne jashte Shqiperise, ceshtja e flamurit eshte tejet e ndjeshme. Flamuri dita e te cilit u festua ne 28 Nentor, shume kohe ka qene simbol i rezistences dhe i luftes per identitet kombetar. Identifikimi me flamurin, me pamjen qe ka sot, eshte nje ceshtje e ngulitur emocionale. Cdo ndyshim i tij do te kuptohej si nje lloj shkulje nga pjesa simbolike e identitet kombetar.

Nje zgjidhje pragmatike e ceshtjes se flamurit do te ishte nese ai do te shpallej zyrtarisht flamur kombetar, cka edhe eshte ne esencen e tij, nderkohe qe entitet teritoriale te banuara me shqiptare do te mund te percaktoheshin per variante te tjera te flamujve shteterore, teritoriale apo statuore. Por kjo zgjidhje do t'i obligonte para se gjithash institucionet dhe shtetasit e Shqiperise qe te merrin vendim per ndyshimin e flamurit shteteror. Ky nderrim do te bente te mundur ruajtjen e nje flamuri kombetar, i cili do te kishte pamjen qe ka sot dhe per te cilin do te kishte nje fete mbare kombetare qe do te qe njekohesisht festa e flamurit dhe e kombit.

Nese do te kishte vullnet per kete ndryshim, Shqiperia do te kontibuonte dukshem ne zvogelimin e tensioneve rreth simboleve ne Kosove, Maqedoni, Luginen e Presheves dhe Mal te Zi. Me kete zgjidhje nuk do te demtohej dhe perdhunohej asnje interes, madje as i atyre qe luftojne per unitetin e kombit. Nuk mund te kete me dyshime, ose ato jane te parendesishme se kombi shqiptar eshte nje, dhe pse i ndare ne disa njesi te vecanta administrative. Madje, pikerisht se eshte i tille, kombi shqiptar ende ka nevoje per kultivimin e simboleve te perbashketa te identitet.

Pare nga ky aspekt problemi i simboleve nuk eshte nje problem fals. Ai reflekton kompleksitetin e pozites se sotme te kombit shqipetar. Shkaba e flamurit me dy koka ne te vertete mund te kishte pese koka, ne sa njesi aktualisht ndahen shqiptaret.

Por ky vit ne te vertete nuk ka qene vit i metafizikes se simboleve, por i hapave te medhenj, dhe pse jo plotesisht te kenaqeshem drejt zgjidhjes se ceshtjes kombetare. Viti 2001 mbase do te shenohet ne historine e kombit si periudhe e ktheses dhe e fiksimit te nje zgjidhjeje te ceshtjes shqiptare ne kornizat realiste, te cilat disa vjet me pare akademiku i ndjere Gazmend Zajmi, e pat quajtur "zgjidhje policentrike". Dy kryengritjet e njepasnjeshme te shqipetareve ne Luginen e Presheves dhe ne Maqedoni ne kete vit perfunduan me mareveshje politike, te cilat siguruan me garancine te faktoreve nderkombetar, nje pozite shume me te avancuar sec kane pasur paraprakisht. Kuptohet ne Maqedoni ky status eshte me i avancuar, afer nje maksimumi realist me te cilin garantohet pozita kushtetiuese e kombit shtetformues, nderkohe qe ne Luginen e Presheves, te drejtat e shqipetareve jane te kufizuara ne te drejtat e pakices kombetare. (Por edhe keto te pakten te garantuara dhe te vezguara nga faktoret nderkombetar).

Skeptiket do te mund te thonin se ajo cka eshte arritur eshte pak, minimumi i minimumeve. Mirepo po te kihet parasysh pozita dhe fuqia reale e Shqiperise pas shembjes se shtetit ne vitin 1997 dhe gjendja delikate e Kosoves pas luftes dhe vendosjes se protektoriatit, ku keto dy pjese kyc te kombit kane qene me shume dhe jetesisht te preokupuara me hallet e veta dhe nuk kane mundur t'i ndajne dhe hallet e shqiptareve ne Maqedoni dhe Presheve, atehere arritjet e kryengritjeve dalin me te medha sec ka mundur te mendohet para se ato te ndodhin.

Prespektiva e zhgjidhjes se shkallezuar te ceshtjes shqiptare ne terma realiste, ku asnje pjese e kombit nuk do te jete e diskriminuar, te pakten jo ne masen qe do te rrezikonte ekzistencen dhe mbijetesen, ka hasur ne mirekuptimin e bashkesise nderkombetare, e cila ka investuar me shume se kuredohere me pare ne korrigjimin e gabimeve qe jane bere ndaj kombit shqipetar ne fillim te shekullit te XX dhe pas Luftes se Dyte Boterore.

Alarmet e menjehereshme te makinave propaganduese anti shqipetare se hapja e ceshjes shqiptare shkon ne drejtim te destabilizimit te rajoit dhe luftrave te reja, nuk jane treguar te sakta. Shqiptaret jane treguar realiste, dhe pse nuk kane pasur politike te koordinuar mire, ne asnje nivel te veprimit.

Kuptohet, shqipetaret kudo qe jane, ende kane probleme te medha te vetekonstituimit dhe ndertimit te stabilitetit te brendshem. Por, mund te themi se plaget e medha, jane sheruar dhe se tani kombi, me gjithe diversitet, eshte duke hyre ne nje periudhe te kurave intensive dhe rehabilitimeve, ku prej brezit te taishem te politikaneve kerkohen iniciativa dhe vizione, qe ata ende nuk i kane te qarta dhe te ndertuara me hollesi. Disa dyshojne ende ne mundesite dhe aftesite e tyre. Por duhet te kemi durim. Keto jane procese qe zgjasin shume. Njeqind vjet kane kaluar ne bredhjet e Shqipetareve drejt stabilitetit dhe sistemimit qe do t'u siguronte zhvillin normal dhe prosperitet. Me ne fund kombi ka dale ne rruge te drejte. Me rendesi eshte te kuptohet se ne kete rruge nuk duhet dale vetem me flamuj dhe deshira. Eshte siguruar substanca dhe egziston vullneti dhe energjia rinore. Murgon kapitali, por dhe ai mund te terhiqet nese vizionet formulohen jo duke u udhehequr nga simbolet, por nga interesat reale e te kapshme. Ardhmeria e kombit tani me pak varet nga te huajt. Nese shqiptaret do te perqendrohen ne shfrytezimin e resurseve dhe rrethanave, me te favoreshme se kurdohere me pare, nuk do te kete rreziqe te grindjeve dhe bredhjeve te kota, qe do te kompesoheshin me stemadhimin e rendesise se simboleve. Cdo hap real qe con perpara ceshtjen kombetare eshte me i rendesishem se sqepi apo pendet e shkabes se flamurit, sado i shenjte qofte ai.

 
 
 

CyberLinda 2005 © te gjithe te drejtat e rezervuara