Demografia e shekullit tė 21-tė
           Ora>:22:16
 Menuja:
  >> Faqja e pare
  >> FotoGalery
  >> Muzik
  >> Ilirida
  >> Kosova
  >> Humor
  >> Poezi
  >> JavaScripte
  >> Download
  >> Kartolina
  >> Wallpaper
  >> Lojra
 
Nėse dėshironi tė jeni nė hap me kohėn duhet qė nė jetėn tuaj tė integroni teknologjitė bashkėkohore dhe tė pėfitoni nga Teknologjia e Informacionit (Informatika). 
 Reklama:
  Islam
  Kumanova
  TiranaLive
  Radio Albana
  KosovaLove
 

 

 

Mire se vini ne Internet Caffe & DVD Club  CyberLinda Kumanove , Ju mirepresim si dhe ju deshirojme qaste te kendshme...
Demografia e shekullit tė 21-tė
 

Deri nė mes tė shekullit tė ardhshėm, popullsia e botės do tė shtohet me 2 deri 3 miliardė banorė tė tjerė, duke arritur nė 9 miliardė banorė.   Gjysma e kėsaj shtese do tė vijė nga njė numėr i vogėl vendesh, shumica nė rajonet nė zhvillim.

Demografėt thonė se pas 45 vjetėsh, gjysma e popullsisė sė botės do tė jetė e pėrqėndruar nė vende tė tilla si India, Kina, Pakistani, Nigeria, Indonezia dhe Bangladeshi.

“India ėshtė vendi me rritjen mė tė madhe, me rreth njė-tė-pestėn e shtesės sė popullsisė sot”, thotė Joseph Chamie, drejtor i Qendrės Studimore pėr Migrimin me seli nė Nju Jork.

Pėr 25 vjet ai ka qenė Drejtor i Zyrės sė OKB-sė pėr Popullsinė.

“Bota sot rritet me 76 milionė banorė nė vit, dhe njė-e-pesta e kėsaj rritjeje vjen nga India. Nė vend tė dytė ėshtė Kina me 10 pėrqind dhe Pakistani me 4 pėrqind.”

Pėr dallim, rreth 50 vende tė tjera do tė shėnojnė rėnie tė numrit tė popullsisė. Federata Ruse pritet tė shėnojė humbjen mė tė madhe nė vlerė absolute, rreth 31 milionė banorė, e pasuar nga Ukraina me njė humbje 20 milionė dhe Japonia me 16 milionė.

Rėnia e popullsisė sė Ukrainės ėshtė shqetėsuese, pasi ajo pėrbėn 43 pėrqind tė popullsisė sė saj. Nė pėrgjithėsi, popullsia e botės por shėnon rritje, por sipas demografėve, ritmi i shtimit ėshtė ulur.

Sipas tyre qė nga vitet ’70, familjet pothuajse kudo nė botė kanė mė pak fėmijė, pėr shkak tė zgjedhjes qė bėjnė vetė ēiftet, por edhe pėr shkak tė metodave tė planifikimit familjar.

Jay Keller, demograf me organizatėn jo-qeveritare, Lidhja e Popullsisė, thotė se shtimi i pakufizuar i popullsisė, do tė ishte njė barė edhe mė e madhe mbi burimet tashmė tė ralla nė shumė vende nė zhvillim.

“Ajo qė na shqetėson mė shumė ėshtė shtimi i shpejtė i popullsisė nė vendet qė janė mė pak tė afta ta pėrballojnė kėtė rritje. Pėr njė vend qė e ka tė vėshtirė tė sigurojė ushqim dhe arėsim pėr popullsinė e tanishme, shtimi i lartė, nė disa raste me 50 pėrqind, gjatė 25 – 35 vjetėve tė ardhshėm, e bėn gjendjen edhe mė tė vėshtirė”, thotė zoti Keller.  

Nė disa vende, thotė demografi, njerėzit po lėvizin drejt zonave urbane, duke krijuar tė ashtuquajturat mega-qytete, si nė Tokio, Shangai, Meksiko, dhe San Paulo, duke vėnė kėshtu nė rrezik mjedisin dhe burimet.

Por shumė analistė janė optimistė, duke vėnė nė dukje pėrmirėsimet e ndjeshme tė kushteve tė jetesės gjatė dekadave tė fundit. Nė pėrgjithėsi vdekshmėria ėshtė ulur dhe jetėgjatėsia ėshtė shtuar. 

Demografėt thonė se deri nė vitin 2050, jetėgjatėsia nė botė pritet tė rritet me 10 vjet.  Por siē shpjegon William Butz, i Byrosė sė Referencave tė Popullsisė, kjo po ashtu do tė thotė se popullsia gradualisht po plaket.

“Kjo ėshtė pjesėrisht pėr shkak tė Kinės qė ka njė-tė-pestėn e popullsisė. Dhe popullsia e Kinės po plaket, pėr shkak tė rėnies sė lindjeve gjatė dekadave tė fundit.  Por nuk ėshtė vetėm Kina. Nė Amerikė, nė vendet perėndimore, lindjet janė pakėsuar”, thotė zoti Butz.

Deri nga mesi i kėtij shekulli, grup-mosha mbi 65 vjeēare pritet tė dyfishohet, nga 7 pėrqind tė popullsisė qė pėrbėn sot, nė 15 pėrqind. Analistėt parashikojnė qė bota nė tė ardhmen do tė ndeshet me sfida demografike, por shtojnė ata, historia tregon se problemet mund tė kapėrcehen pėrmes politikave tė informuara dhe njė planifikimi tė kujdesshėm pėr tė ardhmen.  

 

 
 
CyberLinda 2005 © te gjithe te drejtat e rezervuara