Do te bej nje permbledhje sintetike te
ligjit Bossi Fini e mbi te rejat e futura
nga zgjedhja e fundit e legjislatorit,
ndoshta per ta bere akoma edhe me evidente
se sa e rendesishme eshte vota e sesi, pa
vote, ne kuadrin normativ aktual eshte e
veshtire qe te shpresohet per nje integrim
efektiv, edhe pse mund te duket i dyshimte
dhe i parakohshem ky term.
Kujtoj qe gjate punimeve pergatitore te
ligjit Turco-Napolitano, kur flitej per kete
element kualifikues te ligjit te ri qe ishte
vota e jo gjithe te tjerat, e qe me tej
eshte fshire, shume te huaj qe ishin ne
Itali prej shume kohesh e komentonin kete
propozim me tone te buta duke thene
“Interesante kjo gje e te drejtes se votes,
por do te preferoja qe qeveria italiane te
me jepte mundesi qe te kem nje shtepi ose te
drejta te tjera si ato qe hahen”. Ne fakt
eshte e veshtire qe te imagjinohet qe nje i
huaj qe, edhe pse jeton ne Itali prej shume
vitesh e nga kendveshtrimi ekonomik dhe
social eshte i inseruar, te mund te provoj
nje ndjenje te tille te perkatesise ne kete
komunitet kur nderkohe sheh nje sjellje te
refuzimit sistematik karshi tij.
Nga ana tjeter, siç tha edhe profesoresha
Vigneri, zgjidhja per realizimin e qellimit
te votes nuk mund te kete si mase te
pershtatshme ate te marrjes se qytetarise
italiane me ate te te ciles i huaji te mund
te votoj si te gjithe qytetaret e tjere.
Pasi afati i pritjes eshte dyfishuarsi para
dhe mbas prezantimit te kerkeses.
Sistematikisht koha mesatare e pritjes se
kerkeses per qytetarine edhe kur kjo eshte
nje e drejte e plote, si ne rastin e
marteses me nje qytetar italian, eshte tre
vjet.
Nje tjeter aspekt qe duhet nenvizuar eshte
qe Ministria e Brendshme nuk publikon te
dhenat e plota mbi qytetarine, thote vetem
se sa te huaj kane marre qytetarine por nuk
thote se sa kane bere kerkese; ne terma
shkencore do te ishte interesante te shihej
se cili eshte ky raport.
Fakti qe mund te behen vetem supozime
natyrisht qe mund te jete komode. Netwok i
avokateve ne te cilin bej pjese, Shoqata e
Studimeve Juridike mbi Emigracionin (ASGI),
e perbere nga shume avokate, perfaqeson nje
oservator pak a shume te gjere, ndaj edhe pa
te dhena shkencore te dokumentueshme mund te
them qe pjesa dermuese e kerkesave per
qytetari refuzohet, edhe pse te bera nga
njerez normal qe ndodhet ne Itali prej nje
jete, qe prodhojne pasuri dhe kulture, me
provedimente te parapergatitura e me te
njejtin motivim me nje stil te njejte prej
vitesh te cilin mund ta recitoj permendesh.
Nder te tjera do te ishte akoma me
interesante te shihej perberja etnike ose
kombetare e subjekteve te destinuara per
refuzim e atyre qe pranohen, pasi edhe ketu,
ne mungese te plote te te dhenave, mund te
behen pohime se si p.sh., sidomos ne vitet e
fundit, kush vjen nga nje origjine fetare
arabo-muslimane, jo rastesisht, ka nje
mundesi pranimi me te ulet nga komunitetet e
tjera.
Duke ju kthyer bilancit te ligjit Bossi-Fini,
e duke afrontuar te rejat e futura prej tij,
do te ishte e drejte te trajtohej sipas
renditjes se dobesive.
Duke filluar nga me te dobtit, persa i
perket te drejtes se azilit, praktikisht ne
duart e Komisioneve Territoriale te cilat
duhet te ekzaminojne kerkesat me nje
proçedure qe norma e percakton si te
pershpejtuar, duke i caktuar ne pak dite
ketyre komisioneve te drejten e jetes ose te
vdekjes se ketyre personave, duke
parashikuar kufizimin e lirive personale te
kerkuesve.
Ka nga ato vende qe bejne zgjedhje me te
rafinuara, p.sh. ne Suedi nuk ka kufizim te
lirive personale por qendrat e identifikimit
e te pritjes se kerkuesve te azilit jane ne
vende qe ekziston mundesia per te dale, por
te levizesh me friken e ujqerve ne mes te
debores e qindra kilometra prej qendrave te
banuara. Jane shume komode e ne to kerkuesit
jane te lire, por po te dalin mund te behen
ushqim per uqerit.
Normat qe kane modifikuar te drejten e
azilit prezantohen si çensure e
legjitimitetit kushtetor e i jane nenshtruar
vemendjes se Keshillit e çensures se
legjitimitetit nen profilin e shkeljes se
Konventes Evropiane mbi te drejtat e njeriut.
Qendrat e Qendrimit te Perkohshem:
ekzistonin me pare, por me ligjin Bossi-Fini
qendrimi ne to eshte shtuar duke u dyfishuar
nga 30 ne 60 dite, por mbi te gjitha eshte
futur mekanizmi i debimit te menjehershem e
i kriminalizimit te ngjyres qe nuk perputhen
me provedimentin e debimit. Nuk eshte
arritur deri ne krijimin e prezences
klandestine ne territorin italian, por eshte
arritur ne krijimin e krimit te
mospermbushjes se lajmerimit per te lene
territorin italian. Gjeja me interesante
eshte qe shume shpesh verifikohet qe ky
lajmerim nuk perdoret shume pasi nuk
ekziston mundesia e ekzekutimit te debimit,
por thjesht pasi eshte sistemi me komod per
te bere te zhduket nje i huaj, ne kuptimin e
ushtrimit te te drejtave e te mundesise per
te marre sherbime te asistences e te çdo
natyre, perfshire edhe sherbimin e
urgjences.
Shoqata e Studimeve Juridike mbi
Emigracionin lidhur me QQP ka nje pozite
monolitike: eshte kunder QQP pasi jane te
panevojshme. Nje studim i fundit metodik i
ndjekur prane te gjitha QQP prej Shoqates
Mjeke pa Kufi ka demostruar qe pjesa
dermuese e atyre qe jane te mbyllur – le te
themi te burgosur - ne keto QQP ne fund te
periudhes maksimale te qendrimit lihet e
lire ne territorin italian pa u shoqeruar ne
kufi. Shpesh perdoren per zgjatjen
institucionale te denimit me burgim te
personave qe kane mbaruar se vuajturi
denimin e per te cilet ka vite te tera per
te planifikuar nje fluturim me avion ose per
marrjen e dokumentave nga ana e perfaqesise
konsullore, e qe me tej pas nje kohe te
gjate qendrimi lihen te lire ne territor pa
u shoqeruar ne kufi. Kur nderkohe ekzistojne
mundesi teknike per te ndjekur debimin. QQP
nuk sherbejne per asgje. Ne fakt eshte e
mundur qe debimi te ekzekutohet pa qene e
nevojshme qe te behet kufizimi i lirive
personale.
Eshte e nevojshme qe te shkohet akoma mbrapa
per te gjetur ne te drejten italiane, por
edhe ne ate te vendeve te tjera,
provedimente restriktive te lirive personale
qe nuk jane te lidhura me nje sjellje
kriminale: mjafton te kalohet tek burgimi
per borxhe, qe fatmiresisht i referohet
shume viteve me pare, per te gjetur ne
urdherin juridik nje fakt qe nuk perben krim
por qe megjithate prodhon restriktimin e
lirive personale.
Lidhur me qeverisjen e flukseve migratore,
perveç heqjes se sistemit te sposorit – qe
nder te tjera ishte i vetmi sistem
funksionues per hyrjet e rregullta – eshte
theksuar hipokrizia sipas te ciles behet
sikur nje i huaj qe deshiron te hyj
rregullisht ne Itali per motive pune te mund
te gjej, duke qendruar ne vendin e tij, nje
punedhenes italian qe teorikisht duhet te
besoj te punesoj nje person qe nuk e ka pare
kurre, qe nuk e ka njohur e te marri per te
autorizimin. Ne realitet e dime qe ne pjesen
dermuese – them 99% te rasteve te atyre qe
kane hyre nepermjet sistemit te kuotave, ne
realitet kane qene prezent ne kushte
klandestine e me pas kane patur fatin te
gjejne nje punedhenes serioz, me kurajo e me
durim qe ka ndermarre kete proçedure
burokratike te hyrjes.
E reja e flukseve eshte qe ndersa para
ligjit Bossi Fini ishte e mundur qe kerkesa
te prezantohej ne fillim te vitit, tani kemi
nje lloj llotarie te atyre qe perpiqen kush
te arrij me pare pasi nuk i dihet se kur
mund te publikohet dekreti. Me ligjin Bossi
Fini kerkesa mund te prezantohet duke
filluar vetem nga data e publikimit te
dekretit te flukseve. E keshtu qe gares se
kush do te arrij me pare, qee cila
ekzistonte edhe me pare, i shtohet ajo e
tyre qe dine me pare publikimin e Gazetes
Zyrtare. Keshtu kemi te bejme me ata te
“informuarit mire” qe arrijne “te gjejne”
diten e publikimit e te çojne pakon e tyre
te praktikave te shitura me çmim te larte
tek konsulentet, ne kuriz te atyre qe
kerkojne nje menyre per te rregolarizuar
poziten e tyre ne Itali, pasi ne fakt kjo
eshte nje forme e rregolarizimit, edhe pse
ne vrime te gjilperes. Natyrisht qe e gjithe
kjo prodhon irregolaritet, prodhon shkelje
te ligjit, prodhon evazion fiskal, prodhon
evazion kontributiv e se fundi prodhon
varferim.
Por elementi “kualifikues” i ligjit Bossi
Fini eshte kontrata e qendrimit. Gjate
fushates elektorale, akoma para
perfeksionimit dhe aprovimit te ligjit Bossi
Fini, kontrata e qendrimit ishte perdorur si
sllogan per te thene “i huaji nuk mund te
qendroj ne Itali nje minute me shume nga
kontrata e punes”. Por fatmiresisht
ekzistojne konventat nderkombetare ne te
cilat ka aderuar edhe Italia e qe jane te
tuteluara ne urdherin tone lidhur me kushtin
juridik te te huajit, pasi Kushtetuta
italiane e detyron legjislatorin italian qe
te konformohet me konvetat nderkombetare mbi
kushtet juridike te te huajit. Ekzistenca e
ketyre normave nderkombetare ka lejuar qe te
mos çoj ne konseguenca ekstreme kete slogan
e te vazhdoj qe te garantoj mundesine per ke
hyn ne nje gjendje papunesie qe te qendroj
per nje periudhe e me mundesine per te
gjetur nje pune te re. Kjo periudhe eshte
pergjysmuar nga nje vit ne gjashte muaj, qe
nuk eshte shume, me qene se pjesa me e mire
e ketyre 6 muajve “hahet” nga pritja e
lejeqendrimit per kerkim pune. Me tej, kur i
huaji merr lejeqendrimin per kerkim pune ka
surprizen qe te shohi qe kjo periudhe eshte
shkurtuar e nuk fillon qe nga data e
dorezimit, por nga data e prezantimit te
kerkeses.
Per me teper parashikohet stipulimi, sa
here ndryshohet punedhenesi (le te mendojme
qe emigrantet jane te destinuar ne sektoret
me t veshtire te tregut te punes) i nje
kontrate qendrimi, duke bere bllokimin akoma
edhe me shume te Prefekturave, e keshtu mund
te imagjinojme perse eshte bere nje ligj me
financim zero. Me kete rast duhet te
demostrohet qe punetori jo vetem qe ka nje
shtepi por kjo te jete e pershtatshme dhe e
çertifikueshme ne baze te parametrave te
stabilizuara nga Ligji Rajonal ne lenden e
ndertimit rezidencial publik.
Por e dime te gjithe qe kur keto parametra
jane adoptuar ne baze te optimizimit
legjislativ italian, duke fiksuar objektiva
per t’u arritur qe nuk jane arritur.
Pjesa dermuese e atyre qe jetojne ne shtepi
popullore, jetojne ne banesa qe nuk
plotesojne keto standarte. Shtepite jane te
pakta e kerkuesit jane te shumte, famijet
jane te numerta etj., etj.... E aty ku as
Shteti e as entet publike nuk kane mundur te
respektojne keto standarte ne dhenien e
ketyre shtepive personave qe gjithesesi do
te paguajne nje qera te favorshme, sot
parashikohet qe emigranti, subjekti qe ka me
shume veshtiresi per te gjetur shtepi, jo
vetem te arrij qe
te gjej nje shtepi, por ta gjej duke ju
drejtuar tregut privat, e qe duhet t’i
permbahet ketyre standarteve, duke lene nje
rroge te tere. Kjo eshte fantashkence. Nuk
ekziston nje ligj qe ndryshon realitetin,
duhet te ekzistoj nje ligj qe i pershtatet
realitetit. E ne nje situate te kesaj natyre,
mundet vetem te imagjinojme qe te lindi nje
treg tjeter i kartave fallso i mikpritjeve
fallso etj. etj..
Nje shembull eklatant ka ndodhur para pak
ditesh, qe zgjaste prej vitesh, ish
perpunimi i lekureve ne Arzinjano (VI) ku
banonin 500 vete te pajisur me nje
lejeqendrimi te rregullt, qe punonin
rregullisht, paguajne kontributet e qe
zyrtarisht kur prezantohej kuestura çdo jave
per te bere kontrolle, tregonin nje
lejeqendrimi nga e cila rezultonte nje
banese tjeter. Natyrisht qe kuestura bente
sikur nuk e dinte qe keta zoterinj ne fakt
kane qene te detyruar qe te dokumentonin nje
banese fallso ne menyre qe te benin
rinovimin e lejeqendrimit. Tani ky mekanizem
i çertifikates se pershtatshmerise se
shtepise nuk do te mungoj qe te ushqej
llogjiken e shfrytezimit e natyrisht qe do
te çoj drejt klandestinitetit, persona te
cilet kane vetem nje gabim, ate te te qenit
te varfer, e te mos kene mundesi, si shume
italiane te tjere, qe te kene nje shtepi
komode, por vetem shtepi.
Bashkimi familjar eshte shtrenguar shume nga
ligji Bossi Fini, por jo vetem lidhur me
subjektet e destinuara ne ushtrimin e kesaj
te drejte, por ne praktiken e tij. Koha e
pritjes per marrjen e nje vize per bashkim
familjar, eshte skandalisht e gjate, e
patolerueshme. Ne momentin ne te cilin i
huaji i interesuar per bashkim familjar
prezantohet ne Ambasaden italiane, e ka te
gjitha dokumentat e kerkuara te legalizuata
e te kontrolluara, viza e hyrjes duhet te
jete vetem nje akt simultan. Por ne fakt
afati i pritjes eshte me vite. Eshte e
njohur praktika e Ambasades Italiane ne
Kazablanka, qe eshte bere famoze, e cila
eshte mbyllur per muaj te tere duke vene
jashte mureve te saj nje lajmerim “mos u
paraqisni me as per vizen per bashkim
familjar, jemi duke rekuperuar prapambetjen
e tre viteve te fundit”.
Natyrisht qe e gjithe kjo krijon
klandestinitet, pasi nje person nuk mund te
qendroj larg njerezve qe do, vetem pasi kjo
eshte proçedura. Natyrisht qe kjo ushqen
boten e krimit, mafian, dhe nuk sherbne per
mbrojtjen e kufijve kombetare. Mund te
flitet shume per te drejtat sociale, qe edhe
keto jane kufizuar, por qe ne te vertete ky
eshte nje proçes qe ka filluar qe me ligjin
Turco Napolitano, e i referohem perjashtimit
nga sherbimet sociale te emigranteve te
pajisur me nje lejeqendrimi normale.
Vetem ata qe jane ne poses te kartes se
qendrimit munden.
E jo rastesisht kartat e qendrimit jane
bllokuar per vite, me shkakun qe Qeveria nuk
kishte stampuar akoma modulet. Tani ka te
reja te tjera, qe me financiarien e fundit,
qe edhe grate me karte qendrimi, pasi kane
kaluar nje kohe te gjate pritjeje e durimi,
nuk mund te marrin çekun e lindjes, e drejte
qe ju njihet vetem grave komunitare. E kjo
eshte nje rritje e diskriminimit.
Nje konseguence tjeter e ligjit Bossi Fini
eshte pergjysmimi i kohezgjatjes se
lejeqendrimit, qe natyrisht nuk ka ndihmuar
ne lehtesimin e trafikut ne kuestura,
perkundrazi e ka bere situaten akoma edhe me
kaotike e te padurueshme, pasi mekanizmi ne
baze te te cilit lejeqendrimi zgjat sa
kontrata e punes, ka katerfishuar punen,
edhe per te bere te heshtin 700 mije vetet e
sanatorias se fundit, me te gjithe kohen e
gjate te pritjes. Ne Venecia koha e pritjes
per rinvimin e lejeqendrimit eshte 10 muaj.
Eshte e vertete qe ligji Bossi Fini ka
sqaruar, e eshte nje gje e vlefshme, qe
gjate kohes se rinovimit te lejeqendrimit
(me pare nuk ishte keshtu), ekziston e
drejta, si per punetorin dhe per
punedhenesin, qe te vazhdohet raporti i
punes, sikurse edhe e drejta e krijimit te
nje raporti te ri pune. Por nga ky kend
veshtrimi kjo e drejte nuk vlen asgje, pasi
pjesa dermuese e punedhenesve, i pergjigjet
punetoreve qe propozohen per punesim,
“kthehu me lejeqendrimin e rinvuar”. Nuk e
ndjejne qe te investojne, te harxhojne kohe,
burime te ndermarrjes ne formimin e nje
punetori, i cili ndoshta pas nje muaji ne
vijim te mos rinovimit te lejeqendrimit jane
te detyruar qe ta pushojne nga puna, ose qe
te kryejne krim pa e ditur pasi me refuzimin
e rinovimit te lejeqendrimit, mbatja e
vendit te punes nuk eshte me e ligjshme.
Eshte ky sistem qe perveç aplikimit te vet
normave, demostron nje refuzim sostancial te
te huajit, nje diferencim, diskriminim e
fatkeqesisht e paguajne kete çmim edhe
qytetaret e vendeve te reja anetare. Me 1
maj, vendet e reja anetare mund te
perfitojne nga liria e qarkullimit per
motive pune e si rrjedhim dhe e stabilizimit,
sikur te mos ishte qe vendet e vjetra
anetare kane mundesi te adoptojne nje lloj
“moratoria” qe per me shume se sa dy vjet te
pritet per operativitetin e lirise se
qarkullimit. E dini se cili eshte “leit
motivi” i kesaj zgjedhjeje, deshira qe te
ndalohet fluksi i kraheve te punes me kosto
te ulet drejt vendeve te vjetra anetare te
BE.
Natyrisht qe sikur vullneti te ishte vertet
ky, masat qe duhet te merreshin duhet te
ishin te tjera, do te thosha diametralisht
te kunderta, pasi eshte e njohur qe
politikanet, e ata bejne sikur nuk e dine,
qe te gjithe qytetaret e vendeve te reja
anetare, sikurse kanditatet e tjere te
ardhshem, mund te paraqiten ne kufijte
Shengen, te pajisur me nje pashaporte e ca
euro ne xhep e mund te kalojne kufirin. Jane
te lire qe te levizin si turista ne te
gjithe Evropen, nuk jane te lire qe te
punojne ne rregull e si rrjedhim jane te
detyruar qe te punojne ne te zeze. Ndaj kush
thote qe kerkohet te evitohet hyrja e
kraheve te pune me çmim te ulet, ndoshta do
te kunderten, pasi realiteti shpreh
pikerisht kete. Tani ky diferencim dhe
diskriminim nuk eshte frut i zgjedhjeve te
gabuara teknike legjislative. Eshte evidente
pasi e demostron praktika, puna e
administratave tona, qe pasqyron nje kulture
difuze qe fatkeqsisht prek te gjithe
sektoret e shoqerise sone. Edhe sindikatat
kane probleme serioze ne qeverisjen e
raporteve mes qytetareve italiane dhe te
huaj, kerkojne ta bejne pasi eshte zanati i
tyre, por probleme ka e sidomos ma fashat me
te dobta te shoqerise. Keshtu problemi nuk
qendron ne gjetjen e eksperteve ne te
drejten teknike legjislative. Problemi i
vertete eshte tjeter, eshte nje beteje e
madhe kulturale, ne kuadrin e te ciles e
drejta e votes perfaqeson nje pike pryesore. |