Miqte e mi Lamtumire!
           Ora>:22:16
 Menuja:
  >> Faqja e pare
  >> FotoGalery
  >> Muzik
  >> Ilirida
  >> Kosova
  >> Humor
  >> Poezi
  >> JavaScripte
  >> Download
  >> Kartolina
  >> Wallpaper
  >> Lojra
 
Nėse dėshironi tė jeni nė hap me kohėn duhet qė nė jetėn tuaj tė integroni teknologjitė bashkėkohore dhe tė pėfitoni nga Teknologjia e Informacionit (Informatika). 
 Reklama:
  Islam
  Kumanova
  TiranaLive
  Radio Albana
  KosovaLove
 

 

 

Mire se vini ne Internet Caffe & DVD Club  CyberLinda Kumanove , Ju mirepresim si dhe ju deshirojme qaste te kendshme...
Miqte e mi Lamtumire!

Gabriel Garcia Markes ishte shkrimtar Kolumbian i cili fitoi cmimin Nobel ne letersi ne 1982. Ka disa vjet qe ai eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeveshendetsore, shkrimi i meposhtem perben  nje  leter lamtumire drejtuar shokeve te tij disa dite para se ai te vdese nga kanceri.

 
Miqte e mi Lamtumire!
 Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe  po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite.  
Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!! Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha  thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.  Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit…Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja  dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete …nuk do lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do beja cdo  burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se  dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur  ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa". Mesova kaq gjera nga ju njerezit…  Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjerret". Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe  zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone . Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet. Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te  vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem i vdekur. Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.  Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do  te te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja  dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do  degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden  qe te mund te te degjoja perseri , perseri. Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit  qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do  supozoja jo llogjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet , por n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja , do  doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon  njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen  kurre , sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje  dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi , sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen  keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj  mend per mendimet e tua te fshehta.                                                    Kerko nga Zoti fuqinedhe zgjuarsine t`i shprehesh.Tregoju te tjereve domethenien e tyre. Fillo te beso   realitet endrrat e tua. Tani eshte momenti!!!!!

 
CyberLinda 2005 © te gjithe te drejtat e rezervuara